Te partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, pasdite janë duke u zhvilluar koordinimet e Komitetit Ekzekutiv dhe të Këshillit Qendror ku pritet që të merret qëndrimi i partisë për referendumin e 30 shtatorit.
Paraprakisht, në zyrën e kësaj partia u mba koordinimi me grupin e deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas njoftimeve të kësaj partie, përfundimi i mbledhjeve të trupave më të larta do të thuhet në një konferencë shtypi.
Megjithatë, anëtarët e kësaj partie tashmë i thanë qëndrimet e tyre personale se do ta bojkotojnë apo do të votojnë në referendum, dhe cilët janë pikëpamjet e tyre për ndryshimin e emrit kur vendosen në kontekst të euro integrimeve.