Rasti “Sezdovski”, dy persona akuzohen për vrasje


Prokuroria ka ngritur akuzë kundër dy personave për vrasjen e Nikolla Sazdovskit, anëtar i grupit të tifozëve “Komitët”. Ndërkaq është ndërprerë procedura ndaj të dyshuarit të tretë i cili gjendet në arrati. Ndaj tij është ngritur urdhër arrest ndërkombëtar. Të pandehurit akuzohen për vrasjen mizore të të riut Sazdovski. Sipas prokurorisë, më 29 qershor të këtij viti, të pandehurit iu drejtuan Sazdovskit para fabrikës Alkaloid dhe i kërkuan letërnjoftim. Pasi ua ka treguar, dy të akuzuarit kanë filluar ta godasin derisa ka rënë në trotuar. Ata kanë vazhduar ta godasin me shqelma dhe për shkak të lëndimeve të rënda, Sazdovski ka rënë në koma dhe pas dhjetë ditësh vdiq. Prokuroria për dy të pandehurit kërkoi zgjatjen e paraburgimit./Pacensure