Baily sot qëndron në Gostivar


Sot në Gostivar do të qëndrojë ambasadori i SHBA në Shkup, Jess Baily. Me këtë rast, në ora 15:00 do të realizojë takim me kryetarin e komunë së Gostivarit, Arben Taravari në kabinetin e tij, ndërsa në ora 16:00 do të marrë pjesë në hapjen solemne të Qendrës Rinore dhe Komunitetit (Youth and Community Centar) – Gostivar, që gjendet në rr. M.Ç. Filiposki 158 (rruga për te Spitali)./Pacensure