Në Gjykatën penale seanca të reja për lëndët “Tank”, “TNT”, “Thesari” dhe “Lëndina”


Në Gjykatën penale sot vazhdon gjykimi i ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në procedurën e ndarë për rastin “Tank” të Prokurorisë Speciale Publike.

Në seancën paraprake janë dhënë dëshmi me shkrim. Para fillimit të gjykimit, avokati i mbrojtjes Boro Tasevski kërkoi që ekspozimi i provave materiale të kryhet me prezantimin e tyre për dallim nga ajo paraprake kur u lexuan vetëm titujt nga lista e dëshmive. Sipas mbrojtjes, kërkesa ka për qëllim që të gjitha në mënyrë esenciale të fillojnë me dëshmitë materiale.

Prokurori publik Stefço Donev tha se propozimi i tillë ka për qëllim vetëm të shtyhet procedura, duke theksuar se mbrojtja nuk e konteston përmbajtjen e dëshmive materiale, por vetëm mënyrën e prezantimit.

Rasti “Tank” ka të bëjë me furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë eurove. Për këtë rast tani është është dënuar ish-ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski në gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, ndërsa ish-kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës është dënuar në dy vjet burg.

Në Gjykatën penale do të mbahen seanca edhe për lëndët “T.N.T.”, “Thesari” dhe “Lëndina”.

Lënda “TNT”  ka të bëjë me rrënimin e objektit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski, ndërsa të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski. Sipas të aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë bërë vepër penale nga urrejtja politike me prishjen e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canovskit.

“Thesari” ka të bëjë për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimeve dhe shkaktim dëm të Buxhetit në vlerë prej rreth 770 mijë eurove me furnizimin e pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë të DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga kompania nga Britania e Madhe. Të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri i MPB-së, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, i cili gjendet në Greqi.

Për rastin “Lëndina”, megjithatë të akuzuar janë Dragan Pavloviq-Latas dhe vëllezërit e tij Sërgjan dhe Zvezdan për ndërtimin e paligjshëm të tre shtëpive-vila në Zelenikovë.

Sipas PSP-së, të akuzuarit kanë ndërtuar tre shtëpi-vila në komunën e Zelenikovës pa pasur leje për një ndërtim të tillë, gjegjësisht ndërtim pa leje. Latasi ka ndërtuar vilë prej 317 metrave katrorë, ndërsa vëllezërit e tij vila prej 130, respektivisht 104 metra katrorë.

Në provat e marra të PSP-së, midis të cilave edhe incizime staelitore, ekspertizë, si dhe dokumentacionin tjetër, këto tre vila kishin filluar me ndërtim në vitin 2011, ndërsa leje për ndërtimin e tyre nga komuna kanë marrë në vitin 2013 kur më kishin përfunduar.