Bashkëpunëtori i Trump-it me mision të veçantë në Maqedoni

Senatori amerikan dhe kryesuesi i Komisionit për Siguri shtetërore, Ron Xhonson sot për vizitë në Maqedoni dhe përveç Maqedonisë do t’i vizitojë edhe Greqinë, Serbinë dhe Kosovën, transmeton Portalb.mk.

Xhonson në Shkup, Athinë, Beograd dhe Prishtinë do të takohet me përfaqësuesit e lartë qeveritar.

Seantori Xhonson është një ndër bashkëpunëtorët më të mëdhenj të presidentit amerikan, Donald Tramp i angazhuar për misione speciale. Xhonson është kryesues i Nënkomitetit për bashkëpunim të sigurisë evropiane dhe rajonale.

Senatori republikan, për herë të fundit në rajon ishte në shkurt kur i vizitoi Beogradin dhe Prishtinën.

Xhonson në ngjarjet e tij publike merret me angazhim të Uashingtonit për integrim të vendeve të rajonit në BE dhe NATO./Pacensure