Shtabi Qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim për referendumin e 30 shtatorit mbajti mbledhje në Tetovë me 35 shefat e shtabeve komunale të degëve të kësaj partie.
Shefi i Shtabit Qendror, Atila Rexhepi, siç informojnë nga BDI-ja kë vërtetuar krijimin e shtabeve për referendumin e të gjitha degëve të BDI-së de ju ka dhënë vendime shefave të zgjedhur dukje ju dëshiruar punë të mbarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në mbledhje është miratuar edhe agjenda e takimeve të Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me qytetarët, strategjia e veprimit në teren të strukturave, ndërsa është shpërndarë edhe platforma politike për referendum e miratuar në seancën e Këshillit Qendror të BDI-së. Shtabi Qendror i Bashkimit Demokratik për Integrim ka vlerësuar se më 30 shtator do të vendoset për integrimin e vendit në NATO dhe BE, ndërsa takimet me qytetarët partia do t’i fillojë nesër në Tetovë, që të mbarojë në Shkup./Pacensure