Kryeministri Zoran Zaev me rastin e 27 vjetorit të pavarësisë së shtetit ka theksuar se referendumi i 30 shtatorit është një moment historik, ku votuesit pa dallim përcaktimit të tyre politik, etnik ose çfarëdo përcaktimi kanë mundësi që të jenë arkitekt i të ardhmes së tyre.
“Të sjellim vendim për pavarësinë tonë të dytë”, porositi Zaev në adresimin e tij para të pranishmëve në oborrin e Qeverisë së Maqedonisë me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë – 8 shtatori.
Ai më tej tha se sot është një ditë e veçantë për Republikën e Maqedonisë duke përkujtuar se në ditën e sotme para 27 viteve qytetarët e Maqedonisë morën vendim historik dhe votuan për pavarësi dhe sovranitet.
Zaev u përqendrua edhe në Marrëveshjen për kontestin për emrin me Greqinë duke theksuar se përgjegjësi ishte të zgjidhet kjo çështje, meqë, siç tha, kërcënonte të ardhmen e Maqedonisë.