Shoqatat e dala nga lufta dhe qytetarët e komunës së Skenderajt, tanimë ia kanë bllokuar rrugën presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Ata kanë vendosur kamjon, dru dhe gjësende tjera duke bllokuar rrugën që qon për në fshatin Banjë të kësaj komune, në të cilin Vuçiq është paraparë ta vizitojë nga ora 9:15.
Aty ka dal edhe Policia e Kosovës.
’Nga shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së Dega Skenderaj Të nderuar qytetar të Skenderajt, veçanarisht luftëtarë, invalidë dhe familjarë të dëshmoreve. Fillimisht ju kërkojmë falje që po iu shqetësojmë në këto orë të vona, por sa po morëm lajmin se Aleksander Vuçiç nesër do të shkelë tokën e Drenicës. Andaj duke ju kërkuar secilit mirëkuptim në një ditë vikendi për shqetësimin tuaj, na falni por duhet të iu ftojmë në protestë sepse po vjen pa kërkuar falje një President i një shteti që ka vrarë, masakruar dhunuar popullatën e pa fajshme nga foshnja e posalindur deri tek mosha ma e shtyer, zgjohuni në këmbë të gjithë ta ndalojmë Vuçiçin që mos të shkelë në tokën e Drenicës. Asnje zyrtar i shtetit Serb që ka shkaktu dhunë dhe vujtje në Kosovë nuk do të duhej të lejohej të hynte në Kosovë pa kerkuar falje. Takohemi të gjithë në Sheshin “ADEM JASHARI” në ora 06:00 në mengjes për ti bllokuar të gji tha rrugët që qojnë në Banjë fshat ky në tokën arberore “o sot o kurrë’’, shkruan njoftomi i veteranēve të UÇK-së dega në Skënderaj”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Shoqatat e dala nga lufta kanë njoftuar mbrëmë për protestën