Fuqia ime është aq minimale në krahasim me fuqinë e Merkelit. Ajo është lideri më i madh i Evropës. Nëse ajo thotë se e kundërshton idenë e përkufizimit, ne nuk mund ta ndryshojmë këtë, ka thënë Vucic në Ujman
Vucic ka thënë se gjënë më kryesore e ka lënë për ta treguar nesër në Mitrovicën veriore. Por, përsa i përket përkufizimit, përkatësisht se tash për tash kjo ide e tij dhe e Thaçit ka dështuar, a tha sot në Ujman.
– Nuk jemi as afër ndonjë marrëveshjeje, sepse këtë e kundërshton bashkësia nndërkombëtare, e sidomos fuqitë më të mëdha evropiane. E keni dëgjuar se çfarë ka thënë Angela Merkes dhe e keni dëgjuar se çfarë kanë thënë shqiptarët – ka thënë në Ujman kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic, transmeton gazetametro.net.
Ai ka vënë në dukje se deklarata e kancelares gjermane mbi integritetin territorial nuk është asgjë e re, si edhe kësaj i janë “gëzuar” në Serbi edhe kundërshtarët e tij politikë.
– Fuqia ime është aq minimale në krahasim me fuqinë e Merkelit. Ajo është lideri më i madh i Evropës. Nëse ajo thotë se e kundërshton idenë e përkufizimit, ne nuk mund ta ndryshojmë këtë. Dhe ja gëzimi i disave – ka thënë Vucic, transmetojnë mediat e rajonit.
– Kur flasim për integritetin territorial, a flasim nga 2008-a, apo 2018-a? Si bën të mos vlejë në 2008-ën, ndërsa vlen në 2018-ën – ka pyetur Vucic dhe ka thënë se kjo vështirë është të kuptohet.
Ai ka thënë se do të jetë vështirë të arrihet çfarëdo marrëveshjeje dhe se “nëse këtë nuk e bën kjo gjeneratë politikanësh, apo ajo e ardhme, e treta duhet ta bëjë”./gazetametro