Vucic hynë në Republikën e Kosovës


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sapo ka kaluar pikën kufitare në Bërnjak dhe është futur brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur medium serb ‘insajder’, të cilët janë duke përcjellur për nga afër vizitën e Vuçiq në Republikën e Kosovës.

Vuçiq do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, e gjatë ditës së sotme pritet që ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.

Aleksander Vucic është Presidenti i parë i Serbisë që ka nisur të pranojë se Kosova është humbur.
Vucic vjen në Kosovë na kuadër të një vizite të paralajmëruar për të treguar qëndrimin e Serbisë lidhur me Marrëveshjen Finale me Kosovën.

Presidenti serb gjatë kohës së luftës ka qenë Ministër për Informim në Qeverinë e diktatorit Sllobodan Milloshevic, i cili kishte vrarë mijëra shqiptarë të Kosovës dhe kishte dëbuar një milion gra, pleq e fëmijë nga Kosova.

Vucic mbahet mend edhe për një deklaratë gjatë luftës në Bosnje kur kishte thënë se për një serb të vrarë do të vriten 100 boshnjak./GazetaExpress/