Bërnabiq: Bashkësia ndërkombëtare të mos e vë në test durimin tonë

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që siç tha ajo të mos e vënë në test durimin e as të kuptuarit e Serbisë, por të kuptojë seriozitetin e situatës dhe të veprojë në përputhje me rrethanat.

Ajo tha në një deklaratë se ka nevojë për shumë durim për të folur me përfaqësuesit e tanishëm të popullit shqiptar në Kosovë, të cilët sipas saj joserioz, të papërgjegjshëm, dhe nuk i respektojnë marrëveshjet e arritura dhe ato të nënshkruara, transmeton Klan Kosova./Pacensure