Kryteari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka paralajmëruar ambasadorin slloven, Dojan Bertoncelj për organizimin e protestave të cilat kanë synimin ta ndalinThaçin nga vazhdimi i fazës finale të dialogut.
Sipas Kurtit, edhe ambasadori ka shprehur shqetësime për mënyrën si po shkon dialogu.
“Ky format autoritar i dialogut është i padrejtë, i rrezikshëm dhe, si i tillë, i papranueshëm. Duke qenë se institucionet injorohen dhe Kuvendi bojkotohet, protestat qytetare janë bërë të domosdoshme për të mbrojtur sovranitetin e Republikës së Kosovës kundrejt pazareve të autokratëve Thaçi dhe Vuçiq”, thuhet në njoftimin e VV-së./Pacensure