Senatori francez Kadik për vizitë në Maqedoni


Në kuadër të vizitës së Ballkanit, senatori dhe përfaqësuesi për shtetasit francezë të cilët jetojnë jashtë Francës, Olivie Kadik prej sot deri më 8 shtator do ta vizitojë Maqedoninë.

Senatori Kadik planifikon ta vizitojë Shkollën internacionale franceze në Shkup (EFIS) dhe Institutin francez në Shkup (IFS). Ai do të realizojë takim me drejtorët e kompanive franceze të pranishme në Maqedoni dhe do të marrë pjesë në pritjen të organizuar në nder të tij nga ana e ambasadorit Timonie në rezidencën e ambasadës së Francës. Me këtë rast, senatori do të takohet me komunitetin francez në Maqedoni.

Nesër, siç kumtoi Ambasada franceze në Maqedoni, ai do të ketë seri bisedash politike me autoritetet më të larta të Maqedonisë. Në ftesë të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, senatori Kadik, do të marrë pjesë në organizimin me rastin e Ditës së pavarësisë.

Të shtunën, ai do t’i vizitojë Varrezat e ushtarëve francezë në Shkup dhe do të vendos kurorë me lule në nder të ushtarëve të rënë në territorin e Maqedonisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai do ta vizitojë edhe Shtëpinë përkujtimore – Muze dedikuar historisë së Frontit të Maqedonisë.

Kadik si një sipërmarrës i ri në moshën njëzetë vjeçare, në vitin 1982 kishte vendosur të formojë një kompani të tijën “Info Elec. Shtatë vjet më pas, Info Elek u bë kompani me përgjegjësi të kufizuar me kapital prej një milionë franga. Në vitin 1994, karriera e tij e suksesshme e solli në pozitën e nënkryetarit të GFIE, grupacion furnizues nga industria elektronike./Pacensure