Autoritetet e Republikës së Kosovës, ia kanë bë të qartë presidentit të Serbiaë Aleksandër Vuçiç, që nuk mund të qëndroj tek diga e liqenit të Ujmanit gjatë vizitës që i është lejuar ta bëjë në Kosovë.
Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur se në përgjigjen zyrtare të autoriteteve kosovare për vizitën e Vuçiçit i kanë specifikuar se nuk do të mund ta vizitoj liqenin e Ujmanit.
Një përgjigje të autoriteteve kosovare për presidentin Vuçiç e ka bërë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili theksoi se presidenti serb nuk mund të qëndroj tek liqeni i Ujamnit por po ashtu edhe nuk mund të futet në Kosovë pa marrë leje nga utoritetet e Republikës së Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti serb do të shoqërohet nga Policia e Kosovës./Pacensure