Debat për disperzimin e spitaleve të qytetit


Ministria e Shëndetësisë po shqyrton mundësinë e dislokimit të Spitalit të Qytetit, tek klinika “Majçin Dom” në Aerodrom. Objekti i tanishëm sipas tyre edhe po të renovohet nuk i plotëson nevojat e qytetarëve, sepse numri i pacientëve vitet e fundit është shtuar. Objekti gjithashtu nuk ka as mundësi për zgjerim, ndërsa për gjetjen e një lokacioni të ri siç thanë ata kanë analizuar disa lokacione por si më të përshtashëm kanë vlerësuar se është vendi në Aerodrom. Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe aty do të ndërtohet objekt krejtësisht të ri, i cili do të mundësoj qasje më të lehtë dhe efikase për pacientët.

Por, një vendim i tillë nxiti reagime në publik. Rebeka Jankovska Risteski, nga organizata “Na jepni krahë” , njëkohësisht nënë e një fëmijë me aftësi të kufizuara, e përlotur shprehu revoltën e saj pasi siç u shpreh ajo në vitin 2013 me para të grumbulluara nga donacione humanitare e kanë renovuar objektin ndërsa tani i njejti do të rrënohet, me çka personat me aftësi të kufizuara përsëri do të ngelin pa një objekt të tyrin për trajtim.

Rebeka Jankovska Risteski, organizata “Na jepni krahë”: “Unë këtë nuk po e them për herëtë parë, këtë e kam thënë shumë herë. Sigurisht këtu disa mund të thonë, mjaftë më më ata persona me aftësi të kufizuara, sepse porosi të këtilla marr edhe në facebook. Megjithatë ju lutem, përfundimisht gjeni një zgjidhje për këtë grup të personave. Është koha më. Nuk mund të durohet kështu, do të fillojmë të mbajmë edhe greva para objektit”.

Kurse ministri Filipçe siguroi që hapësira për trajtimin e personave më aftësi të kufizuara do të jetë e inkuadruar në kuadër të spitalit të ri. Por një zgjidhje afatgjate për trajtimin e këtyre përsonave, me një objekt të vetëm, nuk mund të bëhet gjatë natës.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë: “Edhe ju vet e dini, sepse edhe ju keni qenë të përfshirë në të gjitha proceset për gjetjen e një zgjidhje adekuate, të gjitha shoqatat, për sëmundjet e rralla, fëmijë me aftësi të kufizuara dhe grupe të ndryshme të pacientëve. Por, këtë nuk mund ta zgjidhim gjatë natës. Po ndërtohet qendra për fëmijë me aftësi të kufizuara në Fushë Tophanë, këtë po e bënë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale…aty ka hapsirë të mjaftueshme për tu përdorur edhe për qëllime të tjera”.

Gjatë debatit publik u bisedua edhe për nevojën e disperzimit të spitaleve të qytetit në disa pika të territorin e qytetit të Shkupit.Pacensure