Mamurrasi është tronditur përgjatë natës nga një krim i rëndë, ku një i riu ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘Zef Hoti’, në periferi të Mamurrasit.
Nga të dhënat paraprake mësohet se i vrarë ka mbetur Indrit Pepa, rreth 27-vjeçar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për zbardhjen e krimit.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një tjetër ngjarje ndodhi në Fushë-Mamurras, ku pas një sherri mbeti i vrarë me thikë një 14-vjeçar.