Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se situata e këtyre ditëve tregon më së miri se politikat destruktive nuk prodhojnë asgjë.
“Situata e këtyre ditëve ka treguar se politikat destruktive nuk prodhojnë asgjë. Përveç konfliktit i cili bartet edhe te qytetarët tanë. Kjo situatë e sotme tregon se nuk është mirë me folë fjalë të mëdha, e fjalë të rënda për të treguar fuqinë ndaj njëri-tjetrit, por më mirë është të ulemi bashkërisht e të diskutojmë për çështjet për të cilat kanë të bëjnë me shqetësimin e qytetarëve”, ka thënë Veseli, transmeton Koha.net.
Ai ka kërkuar që opozita të kërkojë falje publike për fjalët e rënda, që sipas tij kanë përdorur.
“Opozita duhet të kërkojë falje publikisht për akuzat e paqëna që ka bërë, për fjalët e rënda. Diskursi i tillë publik nuk është në traditën tonë, nuk e përballon ambienti jonë”, ka thënë Veseli.