Makarona të skaduara, nga Greqia në tavolinat tona

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” nisi sezonin e ri duke shfaqur sesi tregtohen në mënyrë ilegale produkte të skaduara në një magazinë në Strumë të Roskovecit.

Flori quhet personi që e zhvillon këtë aktivitet, i cili thotë se produktet merren me TVSH nga Greqia dhe se janë të skaduara, çka për të nuk përbën problem.

Prindërit e Florit, të përfshirë në këtë “biznes”, thanë se tregtojnë edhe miell, apo sheqer për llokume.

Ndërkohë që këto produkte ushqimore kanë skaduar që në Janar të vitit 2018, apo në Tetor të vitit 2017, shiten edhe për çerdhe.