Me dëshminë e Lube Boshkoskit sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca për lëndën “Tortura” e Prokurorisë Publike Speciale në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-njeriu i parë i njësitit “Alfa” Ivica Antevski – Puki si edhe pesë pjesëtarë të njësitit, për arrestimin e Boshkoskit.
Prokurori Lubomir Lape në fjalët hyrëse në seancën paraprake tha se PSP do të dëshmojë se në bazë të përcaktimit politik i akuzuari i parë Mijallkov i ka urdhëruar të akuzuarit e tjerë gjatë arrestimit të Boshkoskit që ai të vuaj në mënyrë psikike, ndërsa e gjithë kjo për hakmarrje politike për mesazhet e dërguara gjatë fushatës zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni