Është ngritur kallëzim penal kundër Agjencisë së Zbulimit për përgjim të paligjshëm të individëve, përfshirë edhe kryeministrin Hristijan Mickoski në vitin 2020, raporton “Telma”.
Një ish-punonjës i Agjencisë së Zbulimit ka raportuar këto aktivitete, të cilat kanë ndodhur në korrik të vitit 2022. Hetimi, i cili është bashkuar me një tjetër hetim për aktivitete të paligjshme të shërbimeve sekrete, është ende në zhvillim, ndërsa Prokuroria po mbledh materiale dëshmuese nga institucionet përkatëse.