Shtyhet seanca për Spitalin modular në Tetovë, Besimi: Përfundimi i procesit gjyqësor po vonohet

Pasi seanca për Spitalin modular në Tetovë është shtyrë për në muajin mars, Florin Besimi tha se ky përfundimi i procesit po vonohet dhe shtoi se kjo duhet të përfundojë sa më shpejtë. I pyetur se çfarë pret nga rigjykimi, Besimi tha se pret që të merren parasysh vendimet dhe rekomandimet e gjyqit më të lartë.

“Fatkeqësisht përfundimi i procesit gjyqësor po vonohet. Dëshira ime ishte që sa më pare të përfundojë ky process që të vijë në shprehje fjala e fundit e drejtësisë. Nga rigjykimi pres që ky gjyq t’i merr parasysh rekomandimet dhe vendimet e gjyqit më të lartë”, tha Florin Besimi.