Nga frigoriferi i varrezave në Beograd është zhdukur arkivoli në të cilin ndodhej i ndjeri V.J. (93).
Siç mëson jozyrtarisht Informer, ky rast u zbulua sot, kur i ndjeri duhej të varrosej.
Policia është njoftuar dhe ka nisur një hetim – deklaroi një burim i njohur me rastin për Informer.
Sipas informacioneve të deritanishme, disa ditë para varrimit, arkivoli ishte sjellë dhe ishte lënë në frigorifer.
Askush nuk mbeti indiferent kur u mor vesh se arkivoli mungonte, ndërsa i ndjeri duhej të varrosej – tha burimi.
Policia ka marrë në pyetje personat përgjegjës dhe po punon për të zbuluar detajet e rastit.