Në Klinikën Universitare për Sëmundje Ortopedike në Shkup u realizua me sukses një transplantim me implant, konkretisht kockë nga një donator i ndjerë, e cila u implantua në dy gishta të një fëmije 13-vjeçar me brahidaktiklinë. Kjo është hera e parë në Maqedoninë e Veriut që realizohet një lloj i tillë transplantimi, dhe fëmija ka një periudhë postoperacionale të rregullt, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Ministria shprehu mirënjohje dhe urime për gjithë ekipin që udhëhoqi procesin, i udhëhequr nga Dr. Danica Popovska dhe Doc. Dr. Ilir Shabani, si dhe për të gjithë punonjësit shëndetësorë që morën pjesë në këtë transplantim të rëndësishëm, duke përfshirë Dr. Liljana Angelëska, Dr. Teodora Bozhinovska, Dr. Filip Vidoevski, instrumentarët Suzana Pejchinovska dhe Arjeta Memeti, anesteziologun Menka Dojchinovska, teknologun radiologjik Kreshnik Shehu dhe Irena Galevska.
Prof. Dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantimin, shprehu mirënjohje dhe njoftoi se do të vazhdojnë me një ritëm edhe më të shpejtë për rritjen e vetëdijes për transplantimin si akti më i lartë i humanizmit.