Në Kodrën e Diellit ka 64 centimetra borë, në Mavrovë 57, dhe në Krushevë 36

Në 24 orët e fundit, më shumë borë ka rënë në Kodrën e Diellit, 64 centimetra, në Mavrovë ka 57, në Krushevë 36, në Debar 34, në Shtip 32, në Demir Kapi 31, në Tetovë 30, në Berovë 27, në Prilep 20, në Ohër 17, në Strumicë 15, dhe në Shkup 11 centimetra, njofton DPHM.

Në Kodrën e Diellit është edhe më ftohtë, me -10 gradë nën zero, ndërsa -8 gradë janë matur në Mavrovë Anovi dhe Krushevë, -5 në Berovo, -4 në Kriva Palanka, manastir, Prilep, Ohër, -3 në Tetovë, Dibër dhe Vinicë, -2 në Shkup, Kumanovë dhe Shtip, -1 në Veles, Kavadar dhe Strumicë dhe Demir Kapi, ndërsa 0 gradë në Gjevgjeli.

Sot në mëngjes ka borë në Kriva Palanka, Tetovë, Shtip, Berovë, Kumanovë dhe Dibër.

Koha gjatë ditës do të jetë kryesisht e vranët dhe e ftohtë me reshje bore të herëpashershme me intensitet të dobët deri në të moderuar. Do të fryjë erë e dobët deri në të moderuar nga drejtimi i veriut.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin -3 deri 3 gradë.

Në Shkup, do të jetë kryesisht e vranët dhe e ftohtë me borë të herëpashershme dhe intensitet të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri në të moderuar nga drejtimi i veriut. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 2 gradë.