Më 11.01.2025, në orën 12:00, në SPB Ohër është raportuar se në bulevardin “Turistiçka” në Ohër, një person ka sulmuar një të mitur 16-vjeçare nga Gostivari, e cila po qëndronte në Ohër. Personi e ka futur me forcë në automjetin e tij dhe ka filluar ta prekë.
E mitura ka arritur të shpëtojë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të bëhet kallëzim përkatës.