58-vjeçari nga Tearca i merr paratë dhe një Mercedes por nuk i kryen punimet ndërtimore, raportohet në polici nga dy persona

MPB njofton se me datë 10.01.2025 në ora 11:00 në SPB Tetovë, një 41 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga A.I. (58) nga fshati Tearcë, i cili është dashur t’i kryejë punimet ndërtimore për një çmim prej 27.000 euro, por edhe pse është paguar (pjesërisht me para në dorë dhe pjesërisht duke i dhënë një veturë “Mercedes”), ai as nuk e ka përfunduar punën. as nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike të viktimës. Po ashtu, në orën 14:00, një 43-vjeçar nga një fshat tjetër i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga A.I. (58) nga fshati Tearcë, i cili për t’i shlyer një borxh të mëparshëm, i ka dhënë automjetin “Mercedes”, i cili ishte në emër të 41-vjeçarit, i cili ka raportuar se është dëmtuar nga A.I.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.