Hapet pika për nxerrjen e dokumenteve personale në Grupçin, Kasami: Edhe një fjalë e mbajtur

Në Grupçin hapet pika për nxjerrjen e dokumenteve personale për banorët e komunës së Zhelinës! Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“✅EDHE NJË TJETËR FJALË E MBAJTUR
☺️Në prezencë të Ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski, Kryetarit të Zhelinës, Blerim Sejdiu, deputetët Kaltrina Beqiri dhe Adnan Azizi si dhe kryeshefin e policisë së Tetovës Rijat Ali hapëm pikën në Grupçin për nxjerrjen e dokumenteve personale. Shumë herë u premtua nga qeverisjet e kaluara ndërsa ne sot po e bëjmë realitet, sepse kjo Qeveri është e përkushtuar në punë dhe për qytetarët e saj.
✊Kemi edhe shumë projekte për të realizuar. Ky është fillimi!”, ka shkruar Kasami.