Mickoski mori ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump

Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump më 20 janar në Uashington. Këtë informacion e ka bërë mbrëmë zëvendësi i tij dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski.

“Kryeministri mori një ftesë. Është një ngjarje e madhe dhe e rrallë, dhe ai ndoshta është i vetmi nga rajoni që do të marrë pjesë. Diçka që flet shumë, jo vetëm për vendin, por edhe për të personalisht, se si përjetohet dhe vlerësohet në vendin më të fuqishëm në botë. Është një nder i madh dhe jam i bindur se kryeministri do ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë për të prezantuar Maqedoninë dhe për të paraqitur interesat kombëtare maqedonase, që në fund të ditës do të jetë dobi për të gjithë ne”, tha Nikolloski.

Paraprakisht Mickoski kishte paralajmëruar se më 18 janar do të vizitojë SHBA-në. Sipas tij, gjatë vizitës në Uashington janë planifikuar shumë takime dhe biseda dhe tema që ai dëshiron t’i hapë dhe mbyllë, siç thotë ai.

Ai njoftoi se do të takohet me figura kryesore nga administrata e Uashingtonit.

Zyrtarët amerikanë po bëjnë plane që më shumë personalitete të huaj të marrin pjesë në ceremoninë e betimit më 20 janar. Një ftesë i është bërë edhe presidentit kinez Xi Jinping.