Dy persona nga Gostivari kanë mashtruar një person me aftësi të kufizuara mendore dhe i kanë blerë shtëpinë për “asgjë”

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka ngritur padi penale kundër Z.M. (51) nga Gostivari për dyshime mbi kryerjen e veprave penale “bashkëkryerje” dhe “mashtrim” dhe kundër S.K. (76) për dyshime mbi kryerjen e veprave penale “ndihmë” dhe “mashtrim”.

I dyshuari i parë, në periudhën nga viti 2018 deri në fund të dhjetorit 2024, me qëllim të përfitimit të pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme me vlerë të lartë, së bashku me të dyshuarin e dytë si blerës, e kanë mashtruar një person me aftësi të kufizuara mendore për t’ua shitur një shtëpi familjare në Gostivar me vlerë tregu prej 21.490.000 denarë, duke e blerë atë për 5.231.750 denarë.