Më 31.12.2024, në ora 15:30, në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën “JNA” në Gostivar, një automjet “BMW” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga B.S. (18) nga fshati Llomnicë, Gostivar, ka goditur një automjet të parkuar “Renault” me targa të Gostivarit, i cili ishte parkuar nga D.Sh. (39) nga Gostivari, si dhe një këmbësor, M.A. (65) nga Gostivari.
Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa drejtuesi i automjetit, B.S., dhe pasagjerja D.J. (26) nga Gostivari kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.
Në vendin e ngjarjes ka kryer inspektim një ekip hetimor i DPB Gostivar.