Një fëmijë 13-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda në dorë nga shpërthimi i një kapsolle dhe do të ketë invaliditet të përhershëm, njoftuan nga Qendra Klinike “Nënë Tereza” pas natës së Vitit të Ri.
Kemi dy pacientë nga sulme fizike, njëri prej të cilëve është mbajtur nën vëzhgim dhe gjatë ditës do të lirohet për në shtëpi. Gjithashtu, kemi një fëmijë 13-vjeçar me lëndime të rënda në dorë nga shpërthimi i një kapsolle, i cili tashmë është operuar në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike dhe me shumë gjasë do të ketë invaliditet në dorë, informoi këtë mëngjes Dr. Igor Merxhanovski.
Në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup janë pranuar 18 pacientë me helmim akut nga alkooli, ku më i riu është 14 vjeç.
Si zakonisht, kemi më pak pacientë krahasuar me vitin e kaluar, deklaroi Andon Çibishev, drejtori i Klinikës së Toksikologjisë në Shkup.
Vlerësimi i përgjithshëm i institucioneve shëndetësore në Shkup është se nata ka kaluar relativisht qetë, me më pak ngarkesë pune.
Një nga pacientët kishte përzier alkool me ilaçe. Helmimi akut është individual dhe, siç shpjegoi Çibishev, mund të ndodhë edhe me dy gota alkool.