Një tërmet me intensitet prej tre shkallësh sipas shkallës makroseizmike evropiane është regjistruar mbrëmë, 15 minuta pas mesnate.
Observatori Sizmiologjik njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në Shqipërinë fqinje, 80 kilometra larg Shkupit, me një magnitudë prej 3.3 shkallësh sipas Rihterit.
Tërmeti është ndjerë në Tetovë, Gostivar dhe rrethinë.