Fetai: Prokuroria të thërrasë Ahmetin të tregojë se ku është Grubi

Pasi zëvendëskryeministri i ngarkuar për qeverisje të mirë, Arben Fetai, bëri thirrje që Prokuroria të thërrasë në pyetje kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, pasi ky i fundit deklaroi publikisht se kishte informacion për vendndodhjen e Artan Grubit, Prokuroria njoftoi sot se është lëshuar urdhër për shpalljen e një fletarresti kombëtar dhe ndërkombëtar për të dyshuarin.

Organet vendase dhe ndërkombëtare, të ngarkuara me zbatimin e këtyre urdhrave, kanë të gjitha autorizimet për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për gjetjen e personit, duke përfshirë edhe thirrjen dhe intervistimin e personave të tjerë që mund të kenë informacion për vendndodhjen e të dyshuarit.