28-vjeçari nga Maqedonia ‘fluturonte’ nëpër rrugët austriake – voziti 100 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar, arrestohet nga policia

„Një 28-vjeçar nga Maqedonia e Veriut u arrestua në Austri pasi kishte udhëtuar me 100 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar. Incidenti ndodhi të martën në qytetin austriak Neukirchen am Vöckla, në rajonin e Vöcklabruck.

Automjeti i 28-vjeçarit, një „Mercedes AMG“, iu sekuestrua menjëherë.

Në tregun e automjeteve, një „Mercedes AMG“, varësisht nga modeli dhe paisjet, mund të vlerësohet mbi 200.000 euro.“