Më 28.12.2024, në orën 17:15, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Gallatë kanë privuar nga liria M.R. (38) nga fshati Vranjovcë, i cili në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 65-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. M.R. është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.