Ish-drejtorit të ZZHIT-së, Jovan Despotovskit i merret pasaporta

Ish-drejtori i ZZHIT, Jovan Despotovski, mbeti pa pasaportë. Sipas burimeve policore të Alfa TV, është hapur një çështje kundër Despotovskit për përvetësimin e dy milionë eurove në zonat zhvillimore në Shtip dhe Strumicë.

Sot ai ka shkuar vullnetarisht në gjykatë dhe ka dhënë mbrojtjen e tij. Nga gjykata konfirmuan se pasaporta e Despotovskit i është konfiskuar me kërkesë të prokurorisë dhe se ai duhet të paraqitet rregullisht në Gjykatën Penale për shkak të masave të kujdesit.