Në mënyre solemne hapet në Shkup spitali Sante Plus 3

Sot në Shkup u inaugurua zyrtarisht spitali më i ri Santé Plus 3 – një simbol i përkushtimit për ofrimin e kujdesit shëndetësor të nivelit më të lartë.

Në prani të ministrave nga Maqedonia e Veriut dhe mysafirit tonë të veçantë, Ministrit të Tregtisë së Republikës së Turqisë, z. Ömer Bolat, u prezantua vizioni i spitalit për një shëndetësi që thekson inovacionin, cilësinë dhe aksesin për çdo pacient.

Spitali Santé Plus 3 është i pajisur me teknologji të avancuar dhe një ekip të ekspertëve të përkushtuar për të ofruar shërbime mjekësore të jashtëzakonshme.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut dhe rajon.
Së bashku krijojmë një shëndetësi më të mirë për të gjithë!

#SantéPlus3 #ShëndetPërTëGjithë #KujdesCilësor #BashkëpunimNdërkombëtar