Njëzet e pesë persona kanë mbijetuar aksidentin ajror në Kazakistan

Sipas informacioneve të fundit zyrtare, 25 persona kanë mbijetuar aksidentin ajror në Kazakistan.

Nga ata, 22 janë dërguar në spital, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Civile e Kazakistanit.

Në avion kishte 72 persona, nga të cilët 67 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit.

Avioni, i cili fluturonte nga Baku për në Grozni, u rrëzua në mëngjes. Para rënies, ai dërgoi një sinjal “SOS” mbi Detin Kaspik.

Arsyeja e aksidentit ajror ende nuk është e njohur, por nga pamjet e publikuara nga momenti i rënies, duket se avioni po bënte një ulje të mprehtë afër aeroportit në perëndim të vendit, para se të rrëzohej.