SPB Tetovë ka dorëzuar një kallëzim penal kundër një vajze të mitur 16-vjeçare nga fshati Reçicë e Vogël, Tetovë, për dyshime mbi veprat penale “marrja e automjetit motorik” dhe “vjedhje e rëndë në tentativë”. Më 7 nëntor 2024, në Tetovë, e dyshuara ka marrë një automjet “Renault” në pronësi të A.S., ndërsa më 8 nëntor 2024, me forcë ka hyrë në një automjet “Citroën Berlingo” në pronësi të E.S., e ka ndezur, por pas pak kohe e ka lënë dhe është larguar.