Arrestohet fajdexhiu nga Negotina e Gostivarit, gjatë bastisjes iu gjetën 25.000 euro dhe bizhuteri ari

Me datë 24.12.2024 në ora 02:30 në fshatin Negotinë të Gostivarit, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personin T.V.(38) nga fshati Negotinë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat e kryera penale ,,zhvatje” e dënueshme nga neni 258 paragrafi 1, ,,fajde” e dënueshme nga neni 260 paragrafi 2 dhe ,,falsifikim i dokumenteve” e dënueshmenga neni 378 paragrafi 3 i Kodi Penal.  Në bazë të kallëzimit të mëparshëm nga një 35-vjeçar nga Gostivari, me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e tij, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente të ndryshme, rreth 25.000 euro në apoena të ndryshme dhe bizhuteri ari.  Ai ëshrë mbajt në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.