Me datë 23.12.2024 në ora 15:45 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin S.K. (25) nga Tetova,për shkak të dyshimit se në periudhën paraprake ka kryer disa vepra penale ,,vjedhje të rënda” në zonën e SPB Tetovë. Gjësendet e vjedhura janë gjetur tek ai dhe te persona të tjerë nga fshati Xhepçisht i Tetovës, të cilëve ua ka shitur dhe do t’u kthehen pronarëve. Ai është ndaluar nëstacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.