Me datë 23.12.2024 në ora 15:05 dhe 15:40 në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Kamnjan kanë privuar nga liria personat Xh.Xh.(25) dhe B.Xh.(26), të dy nga fshati Bogovinë, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në ora 13:50 në fshatin Siniçan të Tetovës, kanë sulmuar fizikisht personat E.F.(23) dhe L.F.(33) të dy nga fshati Rakovec, kugjatë sulmit kanë përdorur edhe një objekt prej druri. Ata janë ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.