Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, Elvira Tahiri 49 vjeç, ka vrarë me sëpatë bashkëshortin e saj, shtetasin Llazar Tahiraj 55 vjeç, në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Mësohet se çifti Tahiraj kishin 3 vajza, dy prej të cilave të martuara. Dyshohet se autorja Elvira Tahiraj vuante nga çrregullime të shëndetit mendor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.