Kreu i komunës së Tetovë, Bilall Kasami thotë se videoja ku shihet hedhja e kripës dhe rërës me lopatë në rrugën Tetovë-Bërvenic, nuk është në komunën e Tetovës.
“Në asnjë moment nuk do të lejojmë që persona të papërgjegjshëm dhe me prapavijë politike të njollosin punën tonë. Videoja e publikuar nga disa mediume dhe portale ku shihet hedhja e kripës dhe rrërës me lopatë nuk është në komunën e Tetovës, por në një komunë tjetër. Personat që kanë publikuar këtë shpifje duhet të kërkojnë falje publike sepse në të kundertën do të paditen!”, shkruan Kasami.