Bashkëshortja e Assadit kërkon divorc, nuk dëshiron të jetojë në Moskë.

Bashkëshortja e presidentit të rrëzuar sirian, Bashar al-Assad, Asma al-Assad, ka dorëzuar kërkesë për divorc pasi ka shprehur pakënaqësi për jetën e saj në Moskë, raportuan dje mediat turke dhe arabe, duke shtuar se ajo thuhet se dëshiron të zhvendoset në Londër.

Asma iu drejtua një gjykate ruse dhe kërkoi një leje të veçantë për të lënë Moskën. Kërkesa e saj aktualisht po shqyrtohet nga autoritetet ruse.

Asma është shtetase e dyfishtë britaniko-siriane, e lindur dhe e rritur në Londër, raportoi BBC. Ajo u shpërngul në Siri në vitin 2000 dhe u martua me Assad po atë vit, kur ishte 25 vjeçe.

Edhe pse kërkesa e tij për azil në Moskë u pranua, thuhet se Bashar al-Assad është ende nën kufizime të rrepta. Atij nuk i lejohet të largohet nga Moska apo të angazhohet në ndonjë aktivitet politik.

Autoritetet ruse kanë ngrirë gjithashtu pasurinë dhe paratë e tij, që përfshijnë 270 kilogramë ar, 2 miliardë dollarë dhe 18 apartamente në Moskë.