Deri te kryetari i BFI-së Reis ul ulema Hafiz, haxhi, Shaqir ef. Fetahi
REAGIM NDAJ KEQPËRDORIMIT TË DONACIONEVE TË MYFTINIS TE STRUGËS
I nderuari kryetar,
Ne, si xhemat dhe anëtar të këshillave të disa xhamive të qytetit të Strugës dhe fshatrave kërkuam nga ju që të merrni masa deri tek myftiu i Strugës Adi Murtishi dhe operativa, qe të mos i fshehin dhe keqpërdoren donacionet por të jenë më transparent rreth aksionit humanitar per ndihmë ndaj Jabllanicës në Bosnje dhe Hercegovine duke i cekur donacionet për çdo xhami në veçanti.
I nderuar kryetar,
Adi Murtishi, i shoqëruar nga sekretari i pergjithshem i BFI-së H. Irsal ef. Jakupi me datë 21.12.2024 organizoi mbledhje me imamet e Strugës dhe rrethinës në të cilën pervec permendjes të aktiviteteve të muftinis u cek edhe rasti i donacioneve te Jabllanicës në Bosnjë dhe Hercegovine KU PËRSËRI NUK U DHA E AS NUK U PUBLIKUA ASNJË TRANSPARESNC KONKRETE.
I nderuari kryetar,
Një pjesë e konsiderushme e imameve te xhamive tona që ishin prezent në mbledhje ishin të habitur nga deklarata e sekretarit të përgjithshëm të BFI-së e cila është në kundërshtim të plotë me dekleratën e mëhershme të Adi Murtishit i cili kishte deklaruar se shuma totale e donacioneve të tubuara në total është 5725 euro siç është publikuar edhe në Facebookun e myftinis të Strugës ndërsa sekretari I përgjithshëm pranoi se shuma reale është më tepër mirëpo nuk është publikuar e gjitha.
Ne jemi të habitur edhe nga arsyetimi i sekretarit të përgjithshëm të BFI-së H. Irsal ef. Jakupi i cili në vend që të kërkoj transparenc nga Adi Murtishi dhe operativa e myftinisë, ai pranoi haptazi keqpërdorimin e fondeve të tubuara duke u arsyetuar se Adi Murtishi donacionet i ka fshehur me lejen dhe pëlqimin tuaj me anë të një kërkese zyrtare, që do të thotë se Adi Murtishi ka kërkuar nga ju zyrtarisht që një pjesë të donacioneve të tubuara të shfrytëzoj për nevojat e myftinis dhe sipas tij ( H. Irsal ef. Jakupit), ju keni pranuar këtë kërkes në formë zyrtare dhe të njëjtës i jeni përgjigjur në form zyrtare duke e miratuar kërkesën e Adi Murtishit. Bisedë e cila është edhe e regjistruar.
I nderuar kryetar,
Ne xhemati i Strugës dhe rrethinës duke perfshi shumë anëtar të këshillave të xhamive nuk biemi në këto pracka, e as nuk i pranojm arsyetimet e tilla. Të gjitha këto vetëm e demtojnë besimin tone ndaj institucionit, udheheqësit dhe operativës të myftinisë së Strugës. Me arsyetimin e këtill të sekretarit të përgjithshëm të BFI-së H. Irsal ef. Jakupi ndjehemi tepër të ofenduar sikur te jetë tallur me nivelin e intelegjencës tonë.
Sekretari i përgjithshëm i BFI-së H. Irsal ef. Jakupi duke arsyetuar keqpërdorimin e donacioneve në këtë mënyre ai bëhet pjes e këtij keqpërdorimi në menyrë të drejtperdrejt sepse insiston të na bind ne duke cekur se vepra te tilla jan praktikuar dhe praktikohen edhe në myftinit e tjera, më saktësisht është cekur se raste të tilla jan praktıkuar shumë herë në myftininë e Gostivarit. Ai deklaroi se ju si Reis në mënyre zyrtare i keni lejuar (dhën dokument zyrtar) që Adi Murtishi të përdor 30% të donacioneve të Jabllanicës për nevojat e myftinis, mirëpo nuk e paraqiti të njejtin dokument para të pranishmive.
Ne kërkojm që edhe ky dokument nëse ekziston dhe është i vërtet dhe i protokoluar me datë dhe numër rëndorë të publikohet sepse ne jemi te sigurt se një dokument i atill nuk figuron në arkiven e myftinis të Strugës.
I nderuari kryetar, edhe nese ju keni dhënë dokument të atill për përdorimin e 30% të donacioneve për nevojen e myftinisë, shuma e keqpërdorur e tejkalon 30%, prandaj ne me këmbngulje kërkojm transparenc që myftinia të paraqes shumën totale për çdo xhami dhe individ që ka donuar.
Ne do të kërkojm nga prokuroria që rasti të shqyrtohet në mënyrë zyrtare posaqërisht dekleratat kundërshtuese në mes sekretarit të përgjithshëm dhe Adi Murtishit sepse nga informatat e sigurta qe i kemi ne nga antarët e myftinis nuk është regjistruar asnjë kërkes deri te rijaseti as edhe muftinia nuk ka pranu miratim zyrtar deri më 20.11.2024, me perjashtim nese një dokument i till është trilluar për të cilin do te kërkojm të verifikohet në bazë të arkivës nga prokuroria dhe organet kompetente.
I nderuar kryetar,
Ne xhemati dhe antarët e xhamive me këmbngulje kërkojm transparec për çdo xhami, njëkohesisht pas një arsyetimi të till kërkojm transparenc edhe rreth asaj se për çfar nevoja të myftinis jan shfrytëzuar fondet e fshehura nga donacioni i organizuar për rastin e Jabllanicës sepse bëhet fjalë për një shumë të madhe të fondeve.
Ne do ta paraqesim Adi Murtishin neë prokurori edhe për manipulim me informacione jo të sakta si individ zyrtar.
Ne duam të cekim se këshillat e xhamive nuk janë të kënaqur aspak nga zhvillimi I mbledhjes te imameve.
I nderuari kryatar,
Ne kërkojm nga ju që urgjentisht të intervenohet dhe të merren masat e duhura, që të gjitha donacionet të publikohen në faqen zyrtare të muftinisë së Strugës duke u cekur xhamit së bashku me donacionet e tubuara dhe donacionet individuale, sikurse që janë publikuar nga ana e muftinive tjera në RMV.
I nderuari kryatar,
DUKE U BAZUAR NE MËNYRËN E ARSYETIMIT TË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM H. IRSAL EF JAKUPI NE VIM NË PËRFUNDIM SE EDHE AI ËSHTË PJESMARRËS I DREJTPERDREJT I KËTI KEQPËRDORIMI TË DONACIONEVE PASI I NJEJTI DUKE PËRDORUR POZITËN E TIJ ZYRTARE TENTON TI FSHEH DONACIONET ME ARSYETIME JO LIGJORE.
NE JU INFORMOJM PAS DEKLARATAVE KUNDËRSHTUESE DHE PRANIMIT TË KEQPËRDORIMIT TË FONDEVE MGA ANA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË BFI-SË RASTI PËRSËRI DO TË PARAQITET NË PROKURORI DHE ORGANET TJERA, ASHTU SIÇ JANË PARAQITURË EDHE SHUME RASTE TJERA.
21.12.2024-Strugë