Nuk do të spekuloja nëse ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi është në Shqipëri apo në Kosovë, por fakti është që ai nuk ka qenë i pastër si loti. Po të ishte i pastër si loti, nuk do të kishte nevojë të ishte arratisur nga drejtësia, por do të ishte kthyer këtu dhe do të mbrontw pafajësinë e tij, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Ai gjatë vizitës së tij në Gjevgjeli, duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske, theksoi se mendon se mesazhet që dërgojnë LSDM dhe BDI nuk janë mesazhe në drejtim të një luftë të vendosur kundër krimit dhe korrupsionit.
Mickoski theksoi se koalicioni i LSDM dhe BDI ishte mbrojtës jo vetëm i kriminelëve politikë, por edhe i kriminelëve të vërtetë.
“Mesazhet që ata dërgojnë në publik lidhur me arratisjen e Grubit nuk janë mesazhe në drejtim të një luftë të vendosur kundër krimit dhe korrupsionit. Ne kemi paralajmëruar shpesh për këtë në të kaluarën. Ky koalicion, i cili ka funksionuar, ka qenë një mbrojtës i madh, jo vetëm i kriminelëve politikë, por edhe i kriminelëve të vërtetë,” tha Mickoski.
Ai theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme, Byroja për Siguri Publike dhe SPB Shkup po punojnë në shkatërrimin e një grupi kriminal në rajonin e qytetit të Shkupit, i cili për vite me radhë ka qenë i paprekshëm për këto institucione.
“Jemi dëshmitarë të një aksioni të fuqishëm të MPB, Byrosë për Siguri Publike dhe SPB Shkup, në drejtim të shkatërrimit të një grupi kriminal në rajonin e qytetit, i cili për vite me radhë ka qenë i paprekshëm për këto institucione. Por, ajo që bënë këto institucione është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse vetëm dy ditë më parë u gjetën rreth 200 gram eksploziv, të cilat janë të mjaftueshme për të hedhur në erë çdo ndërtim më të madh, siç janë Qeveria ose Kuvendi,” tha Mickoski.
Ai njoftoi se do të vazhdojnë në betejën kundër eliminimit të grupeve kriminale, por edhe në thirrjen për përgjegjësi ndaj kriminelëve politikë.
“Me këtë qeveri, qytetarët mund të jenë të sigurt. Ne vazhdojmë në betejën tonë të vendosur kundër eliminimit të këtij tipi të grupeve kriminale, por edhe të thirrjes për përgjegjësi ndaj kriminelëve politikë që për shtatë vitet e kaluara shkatërruan Maqedoninë. I ftoj qytetarët të jenë të qetë dhe të dinë se kjo Qeveri në mënyrë të drejtpërdrejtë kujdeset për gjithçka që duhet të sigurojë sigurinë e tyre,” tha Mickoski.