Svilanoviq: Vetëm referendum i suksesshëm në Maqedoni do të hap perspektiva dhe potencial të madh

Goran Svilanoviq, ish Ministri i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, nga 1 janari i vitit 2013 është Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë. Svilanoviq dërgoi mesazh deri tek qytetarët e Maqedonisë për referendumin e 30 shtatorit, njofton Medial.mk.

“Gjithsesi se referendumi është çështje kombëtare. Dhe se vetëm referendumi i suksesshëm do të hap perspektiva dhe potencial të madh. Me atë, vet qytetarët do të kenë mundësi të vendosin pikë në kontestin 25 vjeçar i cili ndalonte zhvillimin e vërtetë dhe proceset integruese në vend”, ka deklaruar Svilanoviq

Marrëveshja që u arrit mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras, sipas tij, është marrëveshje e guximshme, e madhe, historike për shkak se jep potencial të freskët, jo vetëm për bashkëpunimin në integrimet euro-atlantike, por edhe për zhvillimin ekonomik të mëtutjeshëm të vendit, si dhe për gjithë rajonin.

“Pres që pas referendumit të suksesshëm, vendet anëtare të BE-së të konkretizojnë konkluzionet e Këshillit Evropian për fillim të negociatave. Shpresa mbetet tek procesi i negociatave në mënyrë solide përshkak faktit se vendet arritën nivelin më të lartë të përputhshmërisë së legjislacionit me BE”, theksoi Goran Svilanoviq.