Zyrtare/ Rama: Tik Tokun do ta mbyllim një vit! Ai është rrugaçi i lagjes

Rrjeti social TIK TOK do të mbyllet në Shqipëri për një vit duke filluar nga janari i vitit që po vjen. Lajmin e zyrtarizoi kryeministri Edi Rama duke e argumentuar me ngjarjet e fundit që po ndodhin nëpër shkolla që kulmuan me vrasjen e Martin Canit.

“Nuk mund të shmanget çdo ngjarje në shkollë. Kemi pasur një diskutim për sigurinë në shkolla. Ministrja ka transformuar sistemin arsimor dhe ka gjithë mbështetjen time. Mësuesit ishin në gjendje tepër të keqe, të pambrojtur, duke u flakur në rrugë. Nëse shohim situatën e së kaluarës me të sotmen jemi si dita me natën, ndërsa sot jemi në të gdhirë të ditës së re.

Ky plan i sotëm bazohet në bindjen se mundësitë që kemi do i vëmë në zbatim për sigurinë e fëmijëve në shkolla. Sot kemi laboratorë smart për fëmijët. Brenda pak kohësh, të gjitha shkollat do kenë programe smart. Ky është një program që do të nisë të implementohet. Do mundësojmë që prindërit ta kenë në video fëmijën e vet dhe për çdo problem, drejtoria do kenë mundësi të ballafaqojë fëmijën e vet.

Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që e ka në telefon që quhet TikTok. TikToku është rrugaçi i lagjes. Kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Rrugaçë, perversitete, llum e qenëri nuk sheh në Tik Tikun e Kinës” tha ai.