Superheronjtë vizituan Klinikën e Fëmijëve në Shkup

Supermani, Betmeni dhe superheronj të tjerë, si dhe personazhe nga filmat vizatimorë, sot tradicionalisht zbritën me litar në Klinikën e Fëmijëve dhe i gëzuan fëmijët e shtruar në spital.

Gjithashtu, në kuadër të aksionit, ata shpërndanë edhe pako festash për Vitin e Ri.

Qëllimi i këtij eventi të pazakontë nga Ekipi i Shpëtimit Malor, pjesë e Ekipit të Reagimit ndaj Katastrofave të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, është mbështetja e fëmijëve që me guxim të kalojnë ditët dhe sfidat gjatë qëndrimit të tyre në Klinikën e Fëmijëve, si dhe zbukurimi i festave të Vitit të Ri.